Ambasadori i Britanisë të Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott është takuar sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, me të cilën kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe.

Marketing

Përmes një postimi në Twitter, Abbott theksoi se është thelbësore që Kosova të zgjidhë çështjet menjëherë në mënyrë që të arrijë qëllimet e saj.

“Kam pasur sot një diskutim pozitiv me Presidenten Vjosa Osmani për marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale. Zgjidhja e çështjeve menjëherë është thelbësore që Kosova të arrijë qëllimet e saj afatgjata”, ka shkruar ai.

Marketing