“Nuk duhet ta shikojmë Ballkanin Perëndimor si një vrimë të zezë në Evropë”

Marketing

“Nuk duhet ta shikojmë Ballkanin Perëndimor si një vrimë të zezë në Evropë. Nëse qëndrojmë jashtë Evropës, duhet ta dini se nuk është e pamundur që Ballkani Perëndimor të bëhet Ukraina e re brenda pak vitesh”, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, para parlamentarëve evropianë në PE.

Abazoviq theksoi se Evropa është në një fazë të re për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe se është e nevojshme të merren vendime më të shpejta dhe më të zgjuara.

Ai tha se qeveria e re është formuar me një mesazh të qartë dhe synim për të ecur më shpejt në integrimet evropiane.

“Unë mendoj se këto janë momente historike jo vetëm për Malin e Zi, por për të gjithë Evropën. Pas 24 shkurtit (fillimi i pushtimit rus të Ukrainës) bota është ndryshe dhe më shumë se kurrë njerëzit në Mal të Zi, rajon dhe Evropë e kuptojnë se ne duhet të jemi bashkë dhe të japim më të mirën që ne ta përfundojmë pjesën tonë të punës, dhe institucionet evropiane ta pranojnë këtë nga ana tjetër”, tha Abazoviq.

Duke folur për prioritetet, Abazoviq tha se Qeveria është qind për qind pro-evropiane dhe se Mali i Zi qind për qind ndjek politikën e BE-së.

“Gjithçka që merret si vendim në BE, Mali i Zi do të ndjekë dhe do të vazhdojë ta bëjë në të ardhmen. Ne duam të ndajmë vlerat e Perëndimit, ky është vendimi i popullit malazez,” tha Abazoviq.

Ai përmendi si prioritet luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke theksuar se suksesi më i madh në atë fushë është arritur në 20 ditët e fundit.

“Suksesi më i madh është se më në fund po japim rezultate shumë të qarta në fushën e sundimit të ligjit. Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë dhe kryetari i Gjykatës Ekonomike janë në burg. Për herë të parë kemi një situatë ku njerëzit nga gjyqësori janë nën hetim”, tha Abazoviq.

Ai tha se qeveria do të përpiqet që sa më shpejt të zhbllokojë sistemin gjyqësor.

Ai kërkoi nga partnerët evropianë që të ndihmojnë Malin e Zi pasi të ketë përfunduar pjesën e tij të punës dhe t’i hapë dyert Malit të Zi.

“Unë mendoj se do të jetë një nxitje, jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për rajonin. Edhe rajoni ka nevojë për viza pozitive dhe për të parë që dyert e BE-së janë të hapura për vendet që meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit…” tha Abazoviq.

Abazovic tha gjithashtu se shteti do të jetë miqësor ndaj çdo vendi fqinj.

“Ne duam marrëdhënie të shkëlqyera miqësore me fqinjët tanë dhe mbështesim çdo iniciativë që mund të mundësojë komunikim më të mirë dhe të krijojë besim në rajon. Ne nuk mbështesim asnjë iniciativë që zëvendëson integrimin në BE, vetëm ato që Mali i Zi dhe vendet e tjera mund të përdorin si mjet për të përshpejtojë integrimin”, ka theksuar Abazoviq , tra

Ai tha gjithashtu se qëllimi i Qeverisë është që fokusi nga temat negative, si nacionalizmi dhe përçarjet, të zhvendoset në ato që realisht shqetësojnë qytetarët. Kjo, siç tha ai, është një mundësi e re që kompanitë evropiane të fillojnë biznes në Mal të Zi dhe të mos e shikojnë vendin tonë si një treg të vogël, por si një qendër për të bërë biznes.

Ne duam të krijojmë një shoqëri të hapur dhe kemi nevojë për ndihmën tuaj për të promovuar më shumë investime perëndimore në Mal të Zi. Është shumë e rëndësishme të mendojmë për projekte të mëdha infrastrukturore, jo vetëm kur bëhet fjalë për transportin, por edhe në fushën e energjisë. Mali i Zi është i hapur për çdo kompani nga BE, SHBA apo vende të tjera që duan të fillojnë një biznes të drejtë”, tha Abazoviq, prcjell pobjeda.me.

Foto: Qeveria e Malit të Zi

Marketing