BBC raportoi më parë se kishte një listë me 557 vdekje të konfirmuara ushtarake ruse gjatë pushtimit në Ukrainë, kishte raportuar ministria ruse.

Marketing

Mirëpo gjithçka ndryshoi papritur në orët e fundit.

Gazeta pro-Kremlinit, Komsomolskaya Pravda (KP), botoi një artikull duke cituar ministrinë ruse tek thoshte se 9,861 ushtarakë rusë kishin vdekur në luftë, transmeton albora.ch.

Kjo shifër që tejkalon edhe vlerësimet e inteligjencës amerikane për vdekjet ruse.

Numri i të plagosurve ishte 16.153.

Pak minuta më vonë, kjo pjesë e artikullit u zhduk nga faqja.

Redaktori i KP, Vladimir Sungorkin, më pas i tha BBC-së se informacioni ishte rezultat i një hakeri dhe tha se gazeta do të postojë një shpjegim më vonë. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing