Elhaida Dani është një këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në programin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për jetën e saj personale dhe atë profesionale.

Marketing

Sa i takon jetës së saj private, Elhaida e ruan me shumë fanatizëm.

Edhe pse u pyet nëse është në një lidhje dashurie, Elhaida nuk dha një përgjigje të prerë “Po” ose “Jo”

Biseda në studio:

Elhaida: Kam një projekt mjaft të madh që nuk dua ta bëj akoma publik por është diçka shumë e shenjtë për mua e kam pasur ëndërr që kur isha e vogël…

Dalina: Dasmë?

Elhaida: Jo jo nuk është dasmë akoma jo për momentin… nejse…

Fatma: Aty tek dasma the tre pika sepse ka ngelur deri tek tre pikat apo nuk e ka akoma pikën e parë?

Elhaida: Nuk e di nëse dua ta them këtë gjë, jam shumë hermetike tek kjo gjë. Jam shumë supersticioze dua ta mbaj…

Fatma: A ka ndodhur që diçka e bukur, e mirë të jetë prishur nga energjia e keqe ose ‘syri’?

Elhaida: Nuk di të them nëse është prishur nga energjia e keqe apo syri por di që gjërat të cilat nuk ekzistojnë akoma… më saktë përse të ndaj diçka timen kur nuk jam e bindur 1000% diçka që do ndodhi. Thjesht dua ta mbaj diçka private timen dhe ta ruaj derisa të jem e sigurt që dua ta ndaj me këdo sepse në këtë rast jam dhe një personazh publik dhe më duhet të jem e kujdesshme.

Marketing