Mund të jenë thjesht thashetheme, por prej disa ditës kanë filluar të shtohen informacionet dhe detajet që flasin për një ndarje të mundshme mes Gerard Pique dhe Shakiras.

Marketing

Një shembull i kësaj është artikulli i publikuar nga Emilio Pérez de Rozas në gazetën El Periódico , me titullin “A e keni lexuar këngën e fundit të Shakirës?” , ku gazetari veteran ofron disa hipoteza që sugjerojnë se marrëdhënia mes të çiftit nuk po kalon momentin më të mirë.

Shakira dhe Pique u takuan në vitin 2010, viti kur Spanja fitoi Kupën e Botës në Afrikën e Jugut kundër Holandës dhe që atëherë çdo gjest i çiftit është interpretuar si krizë. Aq më tepër po të kemi parasysh se profesionet dhe bizneset e tyre i detyrojnë të promovojnë edhe jetën e pavarur. Veç kësaj, disa dyshime ngre edhe fakti që ata nuk e kanë zyrtarizuar asnjëherë lidhjen e tyre ligjërisht, megjithëse Shakira e shpjegoi arsyen në atë kohë dhe Pique e konfirmoi një muaj më parë.

Kolumbianja, e cila ka dy fëmijë me qendërmbrojtësin, rrëfeu frikën e saj nga martesa duke shtuar se preferonte të mos martohej pasi Pique duhet të vazhdonte ta shihte atë si një “frut të ndaluar” për ta mbajtur atë “të vëmendshëm”.

Marketing