“Më mungon” është kënga e fundit që solli këngëtarja, Nora Istrefi. Në këtë baladë Nora flet për një dashuri të humbur. Por, a i tha më mungon ajo ish-burrit të saj? A është një dedikim për babain e vajzës, Robert Berisha?

Marketing

Ky i fundit, gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi për mediat në Kosovë, nuk i ka shpëtuar kësaj pyetje. Kur u pyet se “nëse mendon që kënga ‘Më mungon’ është dedikim për të”, Roberti tha nuk beson se ia ka dedikuar një personi.

“Kjo pyetje iu shtrohet shpesh këngëtarëve. Këtë mund të ia bëni reperëve sepse ata i shkruajnë vetë tekstet për vete. Përveç hartimeve që ka shkruar në shkollë fillore, Nora nuk ka shkruar kurrë tekst. Shkruan tjetërkush për neve. Kështu dhe unë.

E paguan tekstin, çfarë është më ‘in’ kohëve të fundit. Tetë milionë këngë janë ‘Më mungon’, ‘Pse shkove’, ‘A po kthehesh’, kështu që s’e besoj që ia ka kushtuar dikujt”, tha Roberti. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing