Fëmijët shqiptarë në Zvicër tashmë kanë mundësinë të mësojnë më shumë gjuhën shqipe edhe pse jetojnë në Zvicër.

Në disa kantone të ndryshme, tanimë janë hapur disa shkolla shqipe për të gjithë të interesuarit.

Por sipas mësueses, Lumnije Klinaku Neziri nuk ka shumë interes nga fëmijët shqiptarë të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, pasi sic tha ajo nga 40 mijë fëmijë të moshës shkollore, momentalisht interes për gjuhën shqipe kanë vetëm 1.700 prej tyre.

Ajo në emisionin “Fol Shqip Show” thekson se është e dhimbshme që sheh këtë situatë, ani pse bën thirrje të vazhdueshme për prindërit shqiptarë dhe fëmijët e tyre që të fillojnë mësimin në gjuhën shqipe./albora.ch/

Marketing
Marketing