Dyshja Loredana dhe Mozik janë më të komentuarit dhe me të pëlqyerit e publikut. Përveç faktit se numërojnë shumë bashkëpunime në muzikë, ata kanë një qenë në një lidhje afatgjatë me njeri-tjetrin. Lidhje kjo nga e cila kanë edhe një vajzë të quajtuar Hana.

Marketing

Mirëpo, ribashkimet  dhe ndarjet e dyshes janë të shumta edhe pse u duk sikur Mozzik i dedikoi asaj një sërë tesktesh dhe këngësh duke i shprehur se shumë shpejt ata do të kthehen së bashku, sepse ndajnë “një engjëll” mes tyre.

Por si duket mund të kemi një ribashkim të çiftit pasi Loredana sapo na ka dhënë një sinjal të miksuar.

Në profilin e saj në Instagram këngëtarja i është përgjigjur pyetjes të një ndjekësi/e nëse është apo jo momentalisht në një lidhje.

Loredana i është përgjigjur me një “YESNO”.

Kjo përgjigje është pikërisht ajo që ngre aludimet se mund të kemi një rikthim të dyshes pasi ata gjithmonë kanë patur një lidhje me “Po” dhe “Jo” të shumta.

Gushtin e kaluar, reperja Loredana ndau me fansat e saj në Instagram se ajo dhe Mozzik po shkonin sërish në rrugë të ndara.

“Ne jemi vetëm dy njerëz kokëfortë që nuk mundemi as me, e as pa njëri-tjetrin”, ka shkruar ajo.

Ndarja nuk ka ndryshuar asgjë në situatën familjare: Loredana thekson vazhdimisht se ajo dhe Mozzik kanë ende një marrëdhënie shumë të mirë, kjo edhe për hir të vajzës së tyre Hanës.

Marketing