Ardian Bujupi po përflitet prej disa kohësh për jetën e tij private.

Marketing

Ardian Bujupi jetoi një histori të bukur dashurie me modelen Sabrine Khan por ata duket se u ndanë pas njëfarë kohe.

Mirëpo me postimet e fundit duket se dyshja qenkan bashkuar sërish.

Në një bisedë virtuale me fansat që ka bërë Ardiani sigurisht nuk mund të mungonin pyetjet për Sabrine dhe nëse ata janë bashkë.

Zërat rreth një romance të mundshme mes saj dhe Ardianit filluan pas këngës së artistit shqiptar “Modela”, ku Sabrine shfaqet si protagoniste. Pas klipit ata u panë shpesh së bashku e nuk i kursyen fotot krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Por më pas ata u ndanë dhe tashmë në skenë hyri ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmina.

Ajo dhe këngëtari Ardian Bujupi janë përfolur prej kohësh tashmë se janë në një lidhje me njeri-tjetrin, nisur nga fotot dhe videot e tyre që kanë qarkulluar në rrjet. Por Ardiani është shprehur së është beqar duke na bërë akoma më konfuzë.

Me anë të kësaj videoje në njëfarë mënyre ai ka konfirmuar se tashme është ri-bashkuar me Sabrine dhe se madje po jetojnë së bashku.

Marketing