Russian President Vladimir Putin (R) meets with North Korea's leader Kim Jong Un in Vladivostok, Russia April 25, 2019. Sputnik/Alexei Nikolsky/Kremlin via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY.

Jeta e diktatorit koreanoverior, Kim Jong-un, është e mbushur plot me sekrete, por edhe me legjenda urbane.

Marketing

Ndërkohë që ekspertët sëfundmi kanë zbuluar edhe vajzën sekrete të tij e cila quhet Kim Ju-e.

Ajo është fëmija i mesëm i diktatorit koreanoverior, pasi fëmija i tij i madh ka lindur në vitin 2010-të, ndërsa i vogli në vitin 2017-të.

Vajza sekrete e diktatorit duhet të jetë rreth moshës 9 ose 10-vjeçe, që përputhet me fëmijën që shfaqet në videon që po shikoni më lart.

Ajo ishte një nga disa fëmijët që performuan një këngë për Kim Jong-un dhe gruan e tij, Ri Sol-yu, por ekspertët në Kinë e veçuan vajzën e vogël bazuar në disa pika.

Duke shkruar me pseudonimin ‘Samhero’, një analist në blogun InDPRK vuri në dukje se Ri Sol Yoo iu afrua vajzës së caktuar në fund të performancës , duke e vendosur dorën e saj në shpinën e fëmijës, ndërsa dukej se po fliste me të personalisht.

Gjithashtu, një tregues tjetër, thonë ekspertët, është se kur fëmijët e tjerë grumbullohen rreth Kim Jong Un, duke kërcyer nga emocionet, ajo shfaqet më e qetë.

Në të njëjtën kohë, “Samhero” shpjegoi se si kamera fokusohet tek ajo teksa fillon kënga , duke u zgjatur për disa sekonda ndërsa i kthehet përsëri dhe përsëri.

Ndërkohë bie në sy edhe pamja e saj . ndërsa motra e Kim Jong Un shihet gjithashtu duke fshirë lotët në një moment. Të tjerë, sipas The Sun , kanë vënë në dukje se vajza performoi vetëm një herë, kur ishte i pranishëm Kim Jong Un.

Marketing