Zëvendës ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, është shprehur i bindur se mësimi do të fillojë nga 1 shtatori.

Marketing

Kjo pavarësisht grevës nga Sindikata e Arsimit. Ai thotë se të gjitha kërkesat e SBAShK-ut, i kanë adresuar në Ligjin për Paga.

“Nëse e shihni në raport me atë Ligjin e kaluar, të cilin e pat anuluar Gjykata Kushtetuese, ne kemi faktikisht ngritje të koeficienteve për të gjitha kategoritë e mësimdhënësve dhe përmirësim të atyre përpjesëtimeve në mes të pagës së një mësimdhënësi dhe pagës më të madhe në Kosovë, që ka qenë një problem me rastin e Projektligjit të kaluar, dhe kjo vlen edhe për stafin tjetër të shkollave. Ndërsa, për sa i përket grevës, ne jemi deklaruar edhe më herët se veprimet për ndërprerjen e procesit mësimor nuk kanë arsyetim”, ka thënë Pupovci për Radio Kosovën.

“Po, mund të konfirmoj se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor. Është duke u bërë edhe shpërndarja e teksteve shkollore dhe çdo gjë është gati që mësimi të fillojë më datë 1 shtator”, tha më tutje ai.

Në anën tjetër, Sindikata e Arsimit ka insituar se greva nuk do të ndalet.

Marketing