Amerika, Gjermania, Hollanda, Zvicra, Belgjika… dhe lista vazhdon. Së fundmi Britania është kthyer një ëndërr për shumë shqiptarë. Madje kjo ëndërr nuk është e shprehur vetëm tek të rinjtë, por edhe tek fëmijët.Së fundmi, një prind ka shpërndarë në media detyrat e djalit të tij 9-vjeçar, i cili shkruan se kur të rritet do të shkojë në Angli.

Marketing

Në detyrat e të miturit, thuhet se kjo është dëshira e vëllait të tij të madh, i cili nuk ka parë asnjë shpresë në Shqipëri dhe kërkon që edhe vëllain e vogël ta marrë atj. Megjithatë mësuesja e ka vlerësuar pozitivisht me notën 9.

Në fakt kjo dëshirë nuk është vetëm e këtij 9-vjeçari por edhe e shumë të tjerëve të moshës së tij apo dhe pak më të rritur.

Anglia shihet si një mundësi për të ndryshuar jetën njëherë e përgjithmonë dhe ideja në mendjen e fëmijëve shqiptarë është që aty bënë lekë shpejt. Dhe dihet si bëhet leku shpejt në Angli dhe ai që e bën këtë gjë, shihet si një hero si një idhull të fëmijët e vëgjël e sidomos tek adoleshentët

Marketing