Një 77-vjeçar është gjetur i vdekur në një motel.

Marketing

Rasti ka ndodhur gjatë së dielës në Prizren.

Kështu bëri të ditur togeri Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit.

Bytyqi tha se viktima ishte gjetur nga një punëtor i motelit.

“Në vendngjarje kanë dal policia dhe mjekët nga emergjenca e qytetit ,prej të cilëve është konstatuar vdekja”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se në trupin e viktimës nuk vëreheshin shenja të dhunës.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë është dërguar në IML për ekzaminim”, theksoi ai.

Lidhur me rastin është hap rasti ” Hetim i vdekjes”

Marketing