Një ëndërr e realizuar. Një burrë 73-vjeçar, Bruce Campbell, me origjinë nga Oregon, jeton brenda një avioni, një Boeing 727. Një inxhinier në pension, Bruce e ka transformuar avionin në një shtëpi të pajisur me të gjitha komoditetet, energji elektrike dhe ujë. Investimi kryesor ishte blerja e avionit, natyrisht.

Marketing

Avioni, i blerë për 100 mijë euro, ishte pjesë e flotës Olympic Airways, kompani kombëtare greke e themeluar nga Aristotle Onassis dhe aktive deri në vitin 2009.

Avioni u transportua nga Greqia në Shtetet e Bashkuara në copa të ndryshme dhe më pas u rindërtua në një pronë që Campbell.

Shumë persona, të intriguar nga zgjedhja ekstravagante e Bruce, udhëtuan në Oregon për të admiruar këtë shtëpi të veçantë. Dhe pronari i kalon ditët e tij midis turneve me guidë, mirëmbajtjes dhe restaurimit të sistemeve të vjetra kompjuterike.

Marketing