167 qytetarë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit me Covid, ndërsa tre të tjerë kanë humbur jetën, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 374 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 167 qytetarë, në këto bashki: 50 në Tiranë, 23 në Lushnjë, 22 në Devoll, 10 në Divjakë, nga 7 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 6 qytetarë në Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Has, Durrës, Patos, Sarandë, nga 3 qytetarë në Dibër, Mallakastër, Vlorë, nga 2 qytetarë në Pukë, Vorë, Delvinë, Finiq, nga 1 qytetarë në Mirditë, Fier, Kolonjë.

Janë 6,980 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Berati 68 vjeç, dy qytetarë në 85-91 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale u shpreh ngushëllimet.

Janë shëruar 733 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 307,135 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 167
Të shëruar në 24 orë 733
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 374

Testime totale 1,931,327
Raste pozitive 317,681
Raste të shëruara 307,135
Raste Aktive 6,980
Humbje jete 3,566

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,481
Fier 703
Durrës 581
Vlorë 434
Elbasan 384
Gjirokastër 295
Korçë 283
Shkodër 214
Berat 211
Lezhë 207
Dibër 144
Kukës 43

Marketing