Pasi Parlamenti Evropian i tha po liberalizimit të vizave për Kosovën, duke e përmbyllur kështu këtë proçes të stërzgjatur për qytetarët e Kosovës, duket se qytetarët e vendit janë ata që me se shumti janë gëzuar dhe ka qenë lajm i pritur kaq gjatë.

Marketing

Pritje që ka zgjatur më vite dhe shpenzime pa fund për qytetarët e Kosovës, pasi aplikimi për vizë gjithmonë ka kushtuar dhe sipas të dhënave miliona janë shpenzuar pë përmbushjen e procedurave dhe pagesave nga qytetarët, që fund të pajisen më një vizë që ndoshta është jepë edhe vetëm për dy javë.

Ardon Ismaili 24 vjeçar nga Prishtina e ka pritur më shumë gëzim lajmin për liberalizimin e vizave derisa ka thënë se bashkë më familjën e tij planifikojnë të emigrojnë në Gjermani. Ai nuk e di saktësisht se si janë rregullat pasi edhe pritet zyrtarisht liberalizimi i vizave por thashmë thotë se ka gjetur një vend pune atje dhe në rast se kerkohet diçka shtesë ai do ta përmbush, shkruan Albora.ch.

Por a e dini se sa mund të qëndroni jashtë shtetit?

Qytetarët e Kosovës do të lejohen të udhëtojnë për në BE pa kërkuar vizë, për periudha deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore.

Pas hyrjes në fuqi të ligjit, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ketë një kuadër të ngjashëm vizash për zonën Shengen.

Ndërkaq, për të udhëtuar ju duhet të regjistroheni fillimisht në ETIAS (Sistemi Evropian për Autorizim dhe Informacione rreth Udhëtimit).

Ky sistem, krejtësisht elektronik, mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk nevojë për vizë, për të hyrë në zonën Schengen.

Aty kërkohet emri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, email dhe një kartelë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument.

Autorizimi për udhëtim lëshohet shpejt dhe në mënyrë automatike, përveç nëse ka dyshime për të kundërtën.

Dokumenti valid ETIAS më pas rishikohet nga roja kufitare e shtetit, që merr vendimin final për hyrjen potenciale të udhëtarit në një vend Schengen, shkruan Albora.ch.

Vendimi për liberalizimin e vizave për kosovarët do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Në Gjermani, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, ka arritur në nivel rekord më 2022, sipas një studimi të ri

Më shumë se 630.000 vende të punës për punëtorë të kualifikuar, nuk kanë mundur të plotësohen vitin e kaluar, për shkak se të papunët nuk kanë qenë të kualifikuar për kërkesat, ka thënë Qendra e Kompetencës për Punëtorë të Kualifikuar, e cila funksionon në kuadër të Institutit Ekonomik Gjerman.

Ky realitet, sipas institutit, ka shënuar hendekun më të madh në ofertën dhe kërkesën për punë, prej kur kanë nisur të bëhen analiza të tilla më 2010.

Sektorët e shëndetësisë, shërbimeve sociale dhe edukimit, janë prekur më së keqi, bashkë me sektorët e ndërtimit, arkitekturës, dhe ndërtimit të teknologjisë.

Sipas studimit, gjashtë prej 10 vendeve të lira të punës në këta sektorë, nuk kanë arritur të plotësohen.

Mungesë më e madhe, sesa zakonisht, është vërejtur edhe në sektorin e teknologjisë informative, në shkenca natyrore dhe gjeografi.

Mungesa e fuqisë punëtorë të kualifikuar është vërejtur edhe në sektorët e shërbimeve komerciale, në tregti, shitje, hotelieri e turizëm, pasi tre në 10 vende të punës, kanë mbetur të paplotësuara vitin e kaluar.

Në përgjithësi, sa më shumë kualifikime që janë kërkuar për një punë, apo sektor, aq më i vështirë ka qenë punësimi.

Punëtorët kanë thënë se kanë vërejtur mungesë të të rinjve të diplomuar në sektorët e teknologjisë informative, inxhinierisë elektrike dhe planifikimeve hapësinore.

Mungesa e fuqisë punëtorë të kualifikuar, është thënë të jetë vërejtur për kohë të gjatë në tregun e Gjermanisë, dhe besohet se pranimi i migrantëve, është i nevojshëm për të adresuar këtë problem.

Albora.ch

Marketing