Në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës vendi nuk i gëzohet shumë të arriturave ekonomike apo ngritjes se nivelit social por prapë se prapë kjo nuk i pengon aspak qytetarët e Kosovës që të festojnë në harmoni.

Marketing

Manifestimi i kësaj date fort të rëndësishme shtetërore, por edhe i asaj të 25 vjetorit të epopesë së UÇK-së pritet më gëzim, derisa këtyre ditëve s’ka si të mungojnë as aktivitetet tashmë tradicionale që nga seanca solemne e kuvendit deri te parakalimet e FSK-së në sheshet e Prishtinës.

Aktualisht, Kosova është një shtet i formuar por ende i dobët kryesisht për zhvillimin ekonomik, mungesën e vendeve të punës dhe emigrimin e pandalshëm që ka kapluar vendin, sidomos tre vitet e fundit.

Kosova nuk ka njohje të reja të shtetësisë

Me 115 njohje, Kosova, vlerësohet se ka krijuar tashmë një subjektivitet ndërkombëtar, por të papërmbyllur, përderisa nuk siguron edhe një normalizim të raporteve me Serbinë, nga e cila e ka deklaruar pavarësinë e plotë me mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë më 17 shkurt të vitit 2008. Ky normalizim, besohet se do t’ia hapte Kosovës dyert drejt anëtarësimit të saj në OKB.

Njohjet e reja dhe rrumbullakimi i subjektivitetit ndërkombëtar me anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, mbeten sfidat kryesore për Kosovën, edhe 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

Arritjet dhe aspiratat e shtetit të Kosovës, janë diskutuar si temë nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku ka mbizotëruar pikërisht çështja e njohjes dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk gëzon lirinë e lëvizjes së lirë

Qytetarët e Kosovës ende mund të jenë në gjendje të udhëtojnë lirisht në zonën Shengen të BE-së sepse nuk kanë liberalizim të vizave ani pse fundi i vitit të kaluar ka jep shpresa se data 1 janar 2024 mund të jetë fundi i kësaj. Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë ranë dakord për zgjidhjen e çështjes. Mbi bazën e këtij miratimi, Presidenca e BE-së tha se do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian.

Projekt-rregullat do t’u mundësonin mbajtësve të pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore. Përjashtimi nga kërkesat për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ETIAS, i cili pritet të hyjë në fuqi deri më 1 nëntor 2023 dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janari 2024.

ETIAS është një autorizim udhëtimi për shtetasit jo të BE-së që nuk kanë nevojë për vizë për zonën Shengen dhe është zhvilluar në mënyrë që udhëtarët nga këto vende të mund të vazhdojnë të udhëtojnë pa viza, duke përmirësuar në të njëjtën kohë menaxhimin e kufijve dhe sigurinë në të gjithë Evropën.

I vetmi vend i mbetur në rajon nën regjimin e vizave, Kosova, ka përmbushur të gjitha kërkesat për të siguruar një regjim pa viza me Bashkimin Evropian që nga viti 2018.

Kosova, vendi me pagën më të ulët minimale në Europë

Kosova është duke përjetuar largimin më të madh nga vendi që nga pas lufta. Largimi i të rinjve nga Kosova nuk ka të ndalur. Kosova një vend i vogël Ballkanik me 1.8 milion banorë dhe me moshën mesatare të popullsisë më të re në Evropë, përballet edhe me shkallë të lartë të papunësisë, por edhe me mungesën e perspektivës për të rinjtë.

Gjermania është shteti më i popullarizuar për qytetarët e Kosovës, kur bëhet fjalë për lëshimin e vizave të punës. Atje është e përqendruar pjesa më e madhe e diasporës së Kosovës.

Ambasadat e vendeve të Bashkimit Europian që janë në Kosovë, përfshirë ato që japin viza për zonën “Schengen”, vazhdojnë të japin viza udhëtimi për qytetarët që synojnë bashkimin familjar, për biznese, punë, viza për studentë, turistike dhe për raste të caktuara urgjente.

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, të cilit nuk i është miratuar ende liberalizimi i vizave, pavarësisht përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Europian. Vendimi për këtë çështje ka ngecur për shkak të skepticizmit që kanë shfaqur shtetet si Franca dhe Holanda.

Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave – Eurostat, Kosova është vendi me pagën më të ulët minimale në Europë. Të punësuarit e moshës nën 35 vjeç paguhen 130 euro në muaj, ndërsa ata mbi 35 vjeç, paguhen 170 euro në muaj.

Albora.ch

Marketing