Një 47-vjeçar shqiptar i arrestuar në Spanjë pritet të ekstradohet në Shqipëri. Policia njofton se Istref Meta është dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës me 6 vite burg për kultivim kanabisi në Tepelenë së bashku me 4 persona të tjerë. Pas arrestimit, është ekstraduar në Shqipëri për të kryer dënimin e tij.

Marketing

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë ekzekutimin e vendimit penal të datës 25.01.2022, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, e cila e ka dënuar me 6 vjet burgim shtetasin Istref Mata, 49 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Shtetasi Istref Mata, në vitin 2020, në fshatin Gusmar, Tepelenë, së bashku me 4 shtetas të tjerë(të arrestuar më parë) kanë kultivuar bimë narkotike. Ky shtetas është kapur në Spanjë falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës me homologët spanjollë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

49 vjecari pas kapjes dhe arrestimit në Spanjë është ekstraduar në Shqipëri, për kryerjen e dënimit.”, thuhet në njoftim.

Marketing