Shqiptarët kanë shpenzuar 41.3 % të ardhurave vetëm për të siguruar ushqim.

Marketing

Sipas anketës së buxhetit të familjeve të publikuara nga INSTAT për vitin 2021, shpenzimet për të blerë ushqime janë rritur me 1.3% në një kohë që inflacioni për këtë zë është rritur me 2%.Kjo tregon se shqiptarët gjatë vitit të kaluar kanë kursyer duke blerë më pak.

Në vitin 2021, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje të përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, janë 84.548 lekë.

Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, ka një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 34.934 lekë. Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë: “qumësht dhe vezë” me 17,5%, “perimet” “mish dhe nënprodukte” me ndjekur nga “bukë dhe drithëra ”.

Pas ushqimeve të ardhurat e qytetarëve shqiptarë përdoren për energji elektrike, ujë e lëndë djegëse me një vlerë prej 8.496 lekë që përbën 10,0 % të totalit të buxhetit familjar.

Arsimi vijon të mbetet një zë ku shqiptarët po investojnë çdo vit e më tepër .Rezulton se vitin e kaluar shpenzimet për shkollim janë rritur me 6,1 %, krahasuar me vitin 2020, ndërsa grupi “Mobilim e pajisje shtëpiake ” ka rezultuar me ulje të shpenzimeve .

Kryeqyteti është qarku më i shtrenjtë dhe ka shpenzimet më të larta. Në një muaj shpenzimet rezultojnë se janë 99.416 lekë në muaj e ndjekur nga Korça e Fieri.
Qarqet me shpenzimet më të ulëta dhe njëkohësisht më të varfëruat rezultojnë se janë Kukësi dhe Dibra.

Shpenzimet e familjeve

Ushqimet 34.934 lekë
Ujë, energji 8.496 lekë
Mobilim ,pajisje 5.772 lekë
Transport 5.293 lekë
Shëndet 4.542 lekë
Komunikimi 3.928 lekë
Arsimi 2.766 lekë.

Marketing