Një ngjarje e trishtë ka ndodhur pak ditë më parë në Vigevano ku një 40-vjeçare shqiptare humbi jetën dhe si shkak i vdekjes dyshohet arrest kardiak ndërsa ajo ishte në gjumë. 40-vjeçarja jetonte me vajzën e saj vetëm 4-vjeçe.

Marketing

Vogëlushja, e cila për fat nuk e kuptoi as tragjedinë e ndodhur gjatë natës, qëndroi në shtëpi deri në orët e pasdites, kur tezja mbërriti dhe ishte e shqetësuar pasi e motra nuk po përgjigjej në telefon, ndërkohë, 4-vjeçarja mendonte se nëna e saj po flinte.

“Mos bëni zhurmë se po fle mami”, këto kanë qenë fjalët që vogëlushja i ka thënë tezes së saj kur ajo mbërriti në shtëpinë e 40-vjeçares.

Motra e 40-vjeçares, e cila sapo mbërriti në shtëpi, pa trupin e shtrirë në shtrat dhe menjëherë kuptoi se çfarë kishte ndodhur. Ai e mori vogëlushen në krahë dhe e mori me vete. Më pas është kërkuar ndërhyrja e personelit mjekësor dhe policisë, të cilët nuk kanë gjetur asgjë që të sugjeronte vdekje të dhunshme.

Trupi i pajetë iu kthye menjëherë familjes për ceremonië e varrimit. Do të jetë tezja ajo që do të kujdeset për vogëlushen, e cila ka mbetur vetëm.

Marketing