Një 33-vjeçar nga Kosova është therur me thikë në Mynih.
Motivi i këtij krimi që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen “Oberföhring”, sipas policisë, është ende plotësisht i paqartë.
E përditshmja e njohur gjermane “Süddeutsche Zeitung” ka raportuar se viktima, pas një operacioni emergjent, është jashtë rrezikut për jetë, por ende nuk mund të merret në pyetje.
Kjo gazetë raporton se therja ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe një grupi deri në pesë persona e cila u përshkallëzua,
Motivi i ngjarjes dhe nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin – të gjitha këto pyetje aktualisht janë ende plotësisht të hapura, sipas policisë.
Viktima është e njohur për policinë për disa krime të mëparshme.
Një banor i zonës e ka parë ngjarjen dhe ka lajmëruar policinë. Autori i krimit është larguar nga vendngjarja, derisa 33-vjeçari i plagosur rëndë u dërgua në Spitalin e Mynihut dhe aty iu nënshtrua kujdesit intensiv.
Policia e Mynihut po e heton rastin dhe po kërkon dëshmitarë të tjerë që kanë parë diçka të dyshimtë në zonën e Fürkhofstrasse dhe Spilhofstrasse në Oberföhring rreth orës 1 të mëngjesit të së hënës në mbrëmje.