Victor Hugo ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.

Marketing

Veprat e tij më të njohura janë romani “Te mjerët”, e cila e beri të njohur edhe jashtë Francës, “Punëtoret e detit”, “Njeriu që qesh” etj.

Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në radhe të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohë. Stili i tij epik dhe lirika e tij janë të paarritshme. Ai do të ngelet përherë një nga shkrimtaret më të ndritur e të lavdishëm të Francës.

33 nga thëniet më të mençura:

Mos i edukoni fëmijët tuaj të jenë të pasur. Mësoni ata të jenë të lumtur, kështu që ata do të njohin vlerën e gjërave dhe jo çmimin.

Femrat mbajnë mend vetëm meshkujt që i kanë bërë të qeshin; meshkujt vetëm femrat që i kanë bërë të qajnë.

Asnjë ushtri nuk mund të përballojë forcën e një ideje, koha e së cilës ka ardhur.

Kush hap dyert e një shkolle, mbyll dyert e një burgu.

Mund t’u rezistosh pushtuesve, por jo ideve.

I shtypuri që e pranon shtypjen, bëhet bashkëpunëtor.

Njerëzve s’u mungon forca, por vullneti.

Lumturia ekstreme është kur të duan për atë që je, ose kur të duan pavarësisht se kush je.

Ka një spektakël më madhështor se detin: është qielli. Ka një spektakël më madhështor se qiellin: është shpirti.

Po të mos ishte femra, diamantet do të ishin gurë të rëndomtë.

Liria nis nga ironia.

Zoti është e padukshmja e qartë.

Zoti pati bërë veç ujin, por njeriu bëri verën.

Shpirti është plot me yje që bien.

Ka njerëz që do të paguanin për t’u shitur.

Melankolia është gëzimi i të qenët i trishtuar.

Spiuni del për gjueti për llogari të të tjerëve, si qeni. Ziliqari del për llogari të vet, si macja.

Një poet është një botë e mbyllur brenda një njeriu.

Atë çfarë ka krijuar përralla, nganjëherë e përsërit historia.

Suksesi është diçka mjaft e ndyrë. Ngjashmëria e rreme që ka me meritën, i mashtron njerëzit.

E gjithë historia është vetëm përsëritje. Një shekull i ngjason një tjetri.

Tek këmba e secilit zog që fluturon është e lidhur fija e pafundësisë.

Gjatë ditës është një orë gjatë së cilës mund të thuhet se mbretëron qetësia: është ora e qetë e muzgut.

Njerëzit duhet ta kenë korruptuar pak natyrën, pasi nuk linden ujqër dhe u bënë të tillë.

Edhe ideja është ushqim.

Liria e dashurisë nuk është më pak e rëndësishme se liria e mendimit. Çfarë sot quhet tradhti bashkëshortore, dikur quhej herezi.

Një femër që ka një dashnor është një engjëll, një femër që ka dy dashnorë është një përbindësh, një femër që ka tre dashnorë është një femër.

Femra nuk është tjetër veçse pendë në ajër.

Është e lehtë të jesh i mirë; të jesh i drejtë është e vështirë.

Dashuria: dy veta që janë një person i vetëm.

Dashuria nuk do që të ketë, do që të dojë.

Buzëqeshja është dielli që dëbon dimrin nga fytyra njerëzore.

Nëse Zoti nuk do të kishte krijuar femrën, nuk do të kishte krijuar as lulen.

Marketing