Intervistë e producentit të Albora.ch dhe Fol Shqip Show, Altin Marku dhënë medias se njohur zvicrane Blick.ch

Marketing

Le të prezantojmë: Altin Marku, zëri i shqiptarëve në Zvicër, ky është paralajmerimi që Blick.ch bënë për Markun derisa më poshtë në intervistë tregon se si arriti të bëhët zëri i shqiptarëve në Zvicër dhe preznantuesi që të gjithë e duan. Altin Marku prezanton “Fol Shqip Show” një emision super të suksesshëm siq edhe e ka quajtur media zvicërane më të cilën nga sot fillon bashkëpunimi i Albora.ch portali informativ që krijoi vetë Altini.

Altin Marku

Me emisonin, “Fol Shqip Show” të tij Altin Marku u shpjegon shqiptarëve Zvicrën. Koncepti i tij funksionon në mënyrë përfekte. Bashkatdhetarët e tij janë nga e gjithë bota por në veqanti në Zvicër. Tani ai ka themeluar një portal të ri lajmesh dhe do të punojë me Blick në të ardhmen.

Altin Marku moderon dhe prodhon një nga programet argëtuese më të njohura dhe më të suksesshme në botën shqipfolëse. Me “Fol Shqip Show” të tij ai arrinë deri të miliona shqiptarë në mbarë botën, shkruan blick.ch përcjell në gjuhën shqipe Albora.ch.

Përkthyer, “Fol Shqip” do të thotë “Flisni shqip” ose lirshëm: “Tekst i thjeshtë”. Marku del në transmetim çdo të shtunë në studion e tij në Lenzburg AG, kurse në Kosovë emisioni Fol Shqip Show transmetohet në kanalin privat shqiptar RTV21.

Emisioni Fol Shqip Show është një përzierje e humorit me atë të lajmeve “Prime time”, thotë Marku me krenari për Blick.

Qëllimi i tij: Ai dëshiron ta afrojë Zvicrën me bashkatdhetarët e tij. 

“Kam respekt të madh për kulturën zvicerane”, thotë Marku. Në emision shfaqen rregullisht edhe të ftuar zviceranë. Pjesë e emisionit kanë qenë Këshilltari Federal Alain Berset, reperja Loredana, komediani Stefan Büsser, kryeredaktori i grupit Blick, Christian Dorer dhe që të gjithë ishin ulur në divan me Altin Markun.

Për shkak se Altin Marku nuk është ende i sigurt për gjermanishten, ai ka sjellë si bashkëmoderator reperin e dialektit zviceran Marash Pula, i cili përkthen për të.

Altin Marku dhe Marash Pulaj

“Shqiptarët duhet të jenë në gjendje të integrohen sa më mirë në Zvicër”

“Për shembull, ne bëmë një program me Alain Berset për të informuar shqiptarët për situatën e koronës zvicerane dhe për t’i inkurajuar ata që të vaksinohen”, thotë ai. Dikush vëren shpejt: Ky njeri tregon përkushtim të plotë. “Për mua është shumë e rëndësishme që shqiptarët të integrohen sa më mirë në Zvicër”, përmbledh misionin e tij Marku.

Tetë vjet më parë Altin Marku ishte për herë të parë në Zvicër – si turist. “Ishte dashuri me shikim të parë”, thotë ai. “Nuk kisha parë kurrë në jetën time natyrë kaq të bukur”.Marku udhëtoi në të gjithë vendin dhe jo vetëm u njoh me qytetet më të bukura të Zvicrës, por edhe bashkëshorten e tij aktuale. “Unë jam një djalë shumë spontan, ndaj vendosa të qëndroj këtu”. Zvicra dhe Altin Marku , kjo i përshtatet. “Këtu ka rregulla të qarta, kjo më pëlqen.”

Lëvizja e tij nuk ishte gjë tjetër veçse një çështje e natyrshme, sepse tashmë në Shqipëri, Marku ishte një yll në atë pikë. Ai e filloi karrierën e tij si humorist i ri në televizionin shqiptar, ku dinte të kënaqte shikuesit me paroditë e tij. Imitimi i tij më i famshëm ishte i Kryeministrit shqiptar Edi Rama,  ai po ashtu është vetë një fans i Altin Markut. Madje kam një foto me të”, raporton Marku.

“Kam ndërtuar gjithçka vetë”

Zbulimi i tij i madh erdhi disa vite më vonë me “Fol Shqip Show”. 

“Sapo isha zhvendosur në Zvicër në atë kohë dhe kisha nevojë për një punë”, kujton ai. Ai padyshim gjeti një boshllëk në treg me emisionin e tij.

“Kam kuptuar se shumë bashkatdhetarë të mi jetojnë në Zvicër dhe për këtë më lindi ideja për një emision televiziv”. Kështu ai filloi të kërkonte hapësirë ​​në studio dhe mori një aparat fotografik dhe drita. “Ajo kohë ishte tepër e vështirë. Në fund e ndërtova gjithçka vetë.”

Sot përpjekjet e tij po japin rezultat, shfaqja është një sukses i jashtëzakonshëm: “Nuk dua të tregohem tani, por patjetër që mund të më quani Thomas Gottschalk nga Shqipëria”, thotë Marku dhe qesh. “Nuk ka shqiptar që nuk më njeh mua”.

Marku është shumë i pëlqyer edhe nga shqiptarët që jetojnë në Zvicër. Më afrohen vazhdimisht në rrugë dhe më kërkojnë selfie. Ai nuk e ka problem. Ai është mësuar me zhurmën tani.

Partneritet i ri me një pamje

Mediat zvicerane tashmë kanë vënë re. Altin Marku tani ka një tjetër projekt ku së fundmi doli në internet me portalin e tij të lajmeve Albora. Albora ndryshon thelbësisht nga “Fol Shqip Show”, thotë Marku.

“Emisioni është një herë në javë por me Alborën dua të jem në gjendje të informoj njerëzit në çdo kohë.” Ai ka ndërtuar një ekip gazetarësh që tashmë janë të sigurtë në punë. “Qëllimi im është ta bëjë Alborën vërtet të madhe”. Për të pasur një shtrirje sa më të madhe, Altin Marku tashmë ka hyrë në një bashkëpunim me Blick.

Lexuesit e Blick do të gjejnë një artikull në gjuhën shqipe në Blick.ch një herë në javë – shkruar nga ekipi i Albora. “I jam shumë mirënjohës Blick që më mbështet mua dhe ekipin tim dhe për këtë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në integrim. Sepse fatkeqësisht edhe sot është rasti që shqiptarët portretizohen mjaft negativisht në mediat zvicerane. Së bashku me Blick ne duam ta ndryshojmë këtë dhe t’u tregojmë njerëzve se çfarë kontributi japin shqiptarët në Zvicër”, thotë Altin Marku. “Ne jemi krenarë për partneritetin me Blick.”

Faleminderit Blick.ch

Albora.ch

Marketing