Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Marketing

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 470 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 30 qytetarë, në Bashkitë:

8 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Himarë, nga 1 qytetarë në Durrës, Dibër, Berat, Dimal.

Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,975 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 30 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                30

Të shëruar në 24 orë             13

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       470

Testime totale                   2,019,544

Raste pozitive                      332,768

Raste të shëruara                  328,975

Raste Aktive                             197

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    144

Fier                           20

Vlorë                         12

Gjirokastër                8

Kukës.                      3

Durrës.                      2

Berat.                        2

Shkodër                 2

Dibër.                       2

Lezhë.                        1

Elbasan.                 1

Marketing