Një vajzë 3-vjeçare ka vrarë gabimisht me armë zjarri motrën e saj 4-vjeçare.

Marketing

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Teksas. Duke e quajtur incidentin “tragjik” por “shumë të parandalueshëm”, sherifi i policisë tha se një grup familjarësh dhe miqsh, pesë të rritur dhe dy fëmijë ishin duke qëndruar brenda një apartamenti në Hjuston të dielën, në një moment fëmijët ishin vetëm dhe pikërisht aty ndodhi dhe ngjarja.

3-vjeçarja kapi një pistoletë gjysmë automatike të mbushur, dhe qëlloi drejt motrës.

“Duket thjesht si një histori tjetër tragjike e një fëmije tjetër që ka akses në një armë zjarri dhe ka lënduar dikë tjetër”, tha sherifi i policisë.

Marketing