Të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës festuan 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Marketing

Por, këtë ditë nuk e festuan shqiptarët e Luginës së Preshevës, pasi këta të fundit ende jetojnë nën regjimin e Serbisë.

Këta shqiptarë të cilët ende janë nën pushtetin e Aleksander Vuçiçit, nuk kanë asnjë të drejtë që t`i përdorin simbolet kombëtare.

Flamurin shqiptare me dykrenare nuk e përdorin as në festa familjare, e lë më në festa kombëtare.

May be an image of sky
Komuna e Presheves

Shumë shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë përballem me gjykatat serbe, pasi që përdoren simbolet shqiptare në periudha të ndryshme.

Një i ri nga Presheva ka folur për Albora.ch për mënyrën se si atë e “festojnë” Ditën e Flamurit.

Ai ka dashur që të mbes anonim për arsyeje të sigurisë.

“Festa e 28 nëntorit është një festë që identifikon dashurin e atdheut dhe flamurit kombëtar. Në Preshevë kjo festë është e zymtë, pasi që nuk mundemi t`i përdorimi simbolet kombëtare. Duhet të ruhemi shumë se kujt po ia urojmë këtë festë. Po ashtu, gjithmonë porositmi nga prindërit tanë që të kem kujdes, sidomos postimin e simboleve kombëtare në rrjetet sociale”, ka thënë ai për Albora.ch.

Gjithashtu, ai ka treguar se për këtë festë zakonisht udhëtojnë për në Shqipëri apo në Kosovë.

“Në këtë vit isha në vizitë te Kompleksi i familjes Jashari, për t`i nderuar ata që e dhanë jetën për lirinë e vendit, ku gjithë familja u sakrifikuan. Por, këtë vizitë që e bëmë ishte disa ditë para 28 nëntorit, kjo ndodhi për shkaqe të sigurisë”, ka deklaruar ai.  

May be an image of 13 people, monument and outdoors
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz më 28 nëntor 2022

Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve kombëtare

Të njejtën situatë sikurse parafolësi e përshkruan edhe profesori nga Lugina e Preshëvës, Refik Hasani.

Ai në një prononcim për Albora.ch ka thënë se shqiptarët në Luginë vazhdojnë të përballen me diskriminim.

“Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojnë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, vazhdojnë të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligj për përdorimin e simboleve Kombëtare. Shumë qytetarë të  kësaj Krahine shqiptare vazhdojnë të përballen nëpër Gjykatat Serbe, pse kanë përdorur Flamurin Kombëtarë Shqiptarë”, ka thënë ai.

Profesori ka thënë se mos lejimi i të simboleve kombëtare, është shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve.

Refik Hasani, në panelin e tryezës Pozita e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc  e Preshevë | Kohanews
Profesor Refik Hasani

“Përdorimi i simboleve Kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, Kombëtare dhe ekzistenciale, por ende nuk është rregulluar përdorim me dispozita ligjore, e kështu vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve. Mos lejimi i përdorimit të simboleve Kombëtare,  është  shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve  në këtë Krahinë, përkundër që  më datën  1 e 2 marsit të vitit 1992, është organizuar dhe mbajtur  Referendumi dhe ka ndodhur lufta e armatosur në mes të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Hasani ka treguar se cilat janë diskriminimet tjera që i bëhen shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, është e diskriminuar edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim etnik i heshtur, është e diskriminuar në përfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, është diskriminuar në zinxhirin Komandues të Policisë, në Gjykata, Prokurori,  Shëndetësi, Administratë Tatimore, është e diskriminuar edhe në kulturë,  në informim, në investime të zhvillimin ekonomik”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se nuk lejohen as vendosja e shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu në qendër të Bujanocit, si dhe as Lapidari i UÇPMB-ës në Preshevë.

“Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar nuk lejohet vendosja e Shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit, dhe Lapidari i UÇPMB-ës në Preshevë i hequr nga forca policore  ende nuk është kthyer në vendin e vetë. Në këtë Krahinë mungon një Institut për ruajtje të trashëgimisë kulturo-historike, mungon një Universitet publik në Gjuhën Shqipe e në anën tjetër ende nuk  pranohen diplomat e  Republikës së Kosovës.

Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, është e diskriminuar, pasi kjo Krahinë është Rajoni më i prapambetur dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.

Mbi të gjitha, ky Rajon nuk e ka zgjidhur çështjen e statusit politik të shqiptarëve të kësaj krahine, prandaj vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve  Kombëtare e jo vetëm”, ka deklaruar Hasani për Albora.ch.

Marketing