Ditë më parë Kosova ka pritur për vizitë zyrtarë të lartë nga vendet e Bashkimit Evropian por dhe zyrtarë tjerë të shteteve mike. Derisa çështja e liberalizimit të vizave tashmë dihet se është në dorën e shteteve të Bashkimit Evropian, një shpresë për Kosovën vjen në kohën kur pritet të mbahet takimi i lidereve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor.

Marketing

Lajmi që dje doli se Franca është në pajtueshmeri për liberalizim të vizave për Kosovën është I konfirmuar pasi Franca si njëri nga vendet skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thënë sinjale që kjo çështje do të jetë në agjendën e 23 qershorit në Samitin e Ballkanit Perëndimor.

Ministria e Punëve të Jashtme franceze ka folur këto ditë rreth çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën nga konferenca për media që kanë mbajtur zyrtarët në Paris. Bëhet e ditur se kjo temë do të diskutohet më 23 qershor në Samitin BE -Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Albin Kurti dhe Emanuel Macron

Siç dihet, Komisioni Europian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur kushtet të parapara me udhërrëfyes, por interpretimi i Francës, që kërkon më  shumë luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është që kjo duhet të bëhet në plan afatgjatë. Çfarë do të ndodhë më 23 qershor do të merret vesh në këtë datë pasi francezët nuk kanë dhënë indikacion se do të pajtohen për heqjen e vizave.

Ministria e Jashtme e Francës ka konfirmuar se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të diskutohet në takimin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më 23 qershor në Bruksel.

Kosova deri më tani I ka plotesuar në përputhshmeri kushtet për liberalizim të vizave. Javen e kaluar ishte për vizitë në Kosovë Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, ai ka deklaruar në takimin e Këshillit të BE-së që do të mbahet me 23 dhe 24 qershor, shtetet anëtare mund të kenë ndryshime në pikëpamjet e tyre sa i përket liberalizmit të vizave për Kosovën.

Michel në konferencën për media së bashku me presidenten Osmani tha se shtetet e BE-së duhet të vendosin veç e veç për heqjen e regjimit të vizave.

Charles Michel dhe Vjosa Osmani

“Kam dëgjuar argumentet me kujdes dhe e dini se shtetet e BE-së duhet të vendosin një nga një për këtë çështje. Në javën e ardhshme do të kem kënaqësinë që të takoj 27 liderët e BE-së dhe do ta kemi mundësinë që të ndryshojmë edhe pikëpamjet për vendimet tona në të ardhmen”, u shpreh Michel.

Lidhur me takimin e Këshillit të BE-së dhe një vendimmarrje të mundshme për liberalizim të vizave foli edhe presidentja Osmani.

Ajo tha se janë në kontakt me të gjitha shtetet dhe nëse ndodh që të merret vendim për heqjen e vizave në takimin e 23 dhe 24 qershorit është vullnet individual i shteteve.

“Jemi në kontakt me të gjitha shtetet anëtare vec e vec, punojmë intesnivisht për të trajtuar cfarëdo pyetje apo shqetësimi që shtetet mund ta ketë. Kosova i ka plotësuar vërtet tashmë, është rikonfirmuar kjo, së fundi edhe vetë rezoluta e PE dje, është vullnet e PE që të gjitha shtetet të të përkrahin liberalizimin e vizave për Kosoën. Që të merret një vendim dhe ti vihet fundi kësaj padrejtësie të madhe dhe të thellë. Por nëse kjo ndodh më 23 qershor është vullnet individual i shteteve anëtare të BE-së, vullnet që shpresojmë ta shprehin pro liberalizimit. Ka akoma disa shtete që po presim përgjigje përfundimtare, prandaj do të varët shumë prej qëndrimit të tyre”, u shpreh Osmani.

Një deklaratë për liberazlimin e vizave për Kosovën e kishte berë javën e kaluar edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Ai tha se mund t’i liberalizohen vizat Prishtinës në qershor duke iu referuar datës 23 apo 24. Për këto deklarime dhe zhvillime tjera në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian foli deputeti i Vetëvendosjes Agon Batusha.

Agon Batusha

Batusha tha se shpreson që me 23 qershor të ndodh kjo.Anëtari i Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane theksoi se nëse merret vendimi më datën 23 të këtij muaji, qytetarët do të mund të lëvizin pa viza në shtator ose janar.“Asnjëherë nuk kam dëshirë të dalin fjalët e armikut, por kësaj radhe po shpresoj shumë. Po dua të besojë që më 23 qershor do të marrim një vendim paraprak për liberalizim të vizave, pasi është proces.

Nëse merret vendimi me 23 Qershor nuk do të thotë që me 1 korrik do të shkojmë pa viza, janë edhe disa procedura, varësisht prej vullnetit të shteteve. Nëse merret vendimi me 23 qershor, mund të jetë 1 shtatori ose 1 janari i vitit të ardhshëm (që do lëvizjet pa viza). Gjithsesi nuk po duam të japim data, vetëm po dua ta shpjegoj procedurën” – tha Batusha.Deputeti i Vetëvendosje tha se nuk po dëshiron të jap ndonjë date për liberalizimin e vizave për arsye të sulmeve të vazhdueshme nga ana e Serbisë.“Në këtë mbledhje të krerëve të shteteve të BE-së, do të diskutohet procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, gjithsesi aty do të jetë diskutimi edhe për Kosovë. Datat, nuk po japin, për arsye të sulmeve të vazhdueshme nga ana e Serbisë, në lobim kundër Kosovës. Serbia shpenzon qindra miliona euro, kompani lobimi, diplomat që u shpërbejnë itneresave të Serbisë për ta kundërshtu dhe minu Kosovën”- tha ai.

Marketing