Një rast jo i zakonshëm ndodhi sot në Suharekë të Kosovës. Një 21 vjeçar u dërgua pa shenje jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Duhël, ku i riu pësoi arrest kardiak, por më pas e kanë shpëtuar mjekët, duke e rikthyer në jetë

Marketing

Lajmi u bë i ditur nga QKMF e Suharekës.

“Sot ne QMF Duhel është sjellur një pacient i moshës 21 vjeç pa shenja jete Dg: Arrest cardiac. Ekipi urgjences nen udhëheqje te Dr.Betim Iballi dhe Dr.Bujar Martinaj ka ofruar trajtimin e duhur dhe shërbimin e nevojshëm duke rikthyer në jetë te riun.

Pacienti është derguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm. Falenderim stafit te QMF Duhël dhe ekipit te urgjencës se QKMF-së”, thuhet në njoftimin e tyre. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing