Një numër i madh i pjesëmarrësve do të jenë në festivalin ndërkombëtar Sunny Hill.

Marketing

Deri më tani janë shitur hiç më pak se 20 mijë bileta.

Kështu deklaroi në emisionin Klan O Bus në Klan Kosova, Fat Gjakova, nga stafi i Sunny Hill.

“Nuk e di ndoshta janë shitur diku 20 mijë ose më shumë”- tha Gjakova.

Sunny Hill po mbahet në Parkun e Gërmisë dhe do të zgjas nga 4 e deri më 7 gusht.

Në të pritet të përformojnë shumë artistë ndërkombëtar dhe vendor si: Dua Lipa, J Balvin, Kida, Yll Limani e shumë të tjerë.

Sponsor medial i kësaj ngjarje madhështore është Klan Kosova.

Ndërkaq sponsor të tjerë janë: Prince Cafe, Comodita dhe Artmotion.

Marketing