Nga 18 raste të sulmeve me tritol brenda këtij viti, ky i të shtunës është i pari me pasoja në njerëz.

Marketing

Një 27-vjeçar humbi jetën mesditën e së shtunës pasi makina e tij tip “Volkswagen” shpërtheu gjatë lëvizjes nga tritoli i vendosur në të.

Në 4 raste eksploziv është vendosur në automjete apo banesa të policëve.

Profesori i kriminologjise Ervin Karamuço dha një intervistë pak ditë më parë për Euronews Albania ku e cilësoi situatën alarmante.

Sipas tij duhet bërë një inventarizim i tritolit dhe një hetim që do të zbulojë se nga sigurohet kjo sasi eksplozivi.

Aleksandër Sadikaj doli fillimisht me shenja jete, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

11 vitet e fundit, Sadikaj është shpallur në kërkim nga tre komisariate të ndryshme dhe është arrestuar 1 herë në vitin 2011.

Marketing