Po punonte në oborrin e shtëpisë, ku prej vitesh jeton me nëntë anëtarët e familjes.

Marketing

Me njërin prej tyre, 16-vjeçari nga Obiliqi dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale. Për këtë arsye edhe u arrestua nga policia.

Klan Kosova kuptoi që bëhet fjalë për incest mes vëllait e motrës 13-vjeçare, që sipas informacioneve të siguruara nuk kishin asnjëherë telashe të tilla.

Për këtë arsye, fqinjët e tyre nuk e besojnë ende që kjo ngjarje ka ndodhur.

Ramadan Ajeti, që është fqinj i familjes, i përshkruan të miturit si fëmijë të mirë.

Takimi me prindërit e tyre ishte i pamundur pasi, siç i thanë televizionit, të njëjtit me mëngjes dalin për të mbledhur kanoçe në kryeqytet, për shkak të kushteve të rënda ekonomike.

Megjithatë, për djalin e tyre, Prokuroria Themelore e Prishtinës po kërkon paraburgim.

Jozyrtarisht, televizioni mësoi se viktima, që vetë e njoftoi rastin në polici, u dërgua në strehimore.

Marketing