Nga 70 fëmijë të shtruar në spital me nënat e tyre, tre janë me aparate frymëmarrje ndërsa dy fëmijë janë diagnostikuar me COVID-19.

Marketing

“Gjendja është serioze. Numri i pacientëve është shumë i madh, ndërsa kujdestaria dje ka pasur 164 pacientë për 24 orë,” – u shpreh pediatrja Luljeta Mustafa.

Sipas saj arsyeja e fëmijëve të sëmurë masivisht është kryesisht virusi në rrugët e frymëmarrjes si pasojë e virozave të stinës.

“Bëhet fjalë për virusin sincicial i cili është virus agresiv që kap të gjitha moshat por me të ndjeshëm janë fëmijët e vegjël dhe të porsalindurit. Në spitalin tonë kemi të shtrirë pacientë për dy javësh e më lartë,” – tha Mustafa.

Mjekët pediatër rekomandojë që fëmijët të dërgohet tek mjeku i familjes ndërsa mos të përdoren ilaçe pa rekomandimin e bluzave të bardha. Kujdes duhet të bëhet edhe me ajrin e ndotur, duke mos i nxjerrë fëmijët jashtë në orët e mbrëmjes. 

Marketing