Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku një 15 vjeçar është arrestuar me dyshimin se ka vrarë prindërit dhe vëllain e tij 10 vjeçar, pas një mosmarrëveshje për notat e tij të ulëta në shkollë.
Marketing
Ngjarja u zbulua nga motra e nënës e cila vizitoi shtëpinë e familjes për të parë nëse ata janë mirë për shkak se kishte disa ditë që nuk kishte folur me të, transmeton albora.ch.
Policia gjeti tre trupa të pajetë brenda shtëpisë, ndërsa arrestoi 15 vjeçarin i cili jetoi me kufomat për tre ditë.
Pas arrestimit, i riu tha se u “grind” me nënën e tij për notat në shkollë dhe për këtë arsye mori armën e të atit për ta vrarë, më pas qëlloi vëllain e tij 10 vjeçar dhe në fund të atin e tij./albora.ch/
Marketing