Shtëpinë e braktisi të mërkurën pas mesnate.

Marketing

15-vjeçarja që po banonte në rrugën “Laura Shmani” në Arbëri të Prishtinës, u largua pa gjurmë, gjë që detyroi babanë e saj ta denoncojë në policinë zhdukjen e të bijës.

Komunikimi me të miturën që nga ajo kohë qe i pamundur, por familja ka dyshimet se ajo mund të gjendet në një lokacion në Prizren.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 pas mesnate, ku prindi ka deklaruar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Prindi i saj ka dyshime se vajza e tij ndodhet në një lokacion jashtë Prishtinës mirëpo ky rast është duke u hetuar”, thonë nga policia.

Babai i saj s’deshi të prononcohej për të mos i dëmtuar hetimet, ndërsa mësohet se ajo u largua me bashkëmoshatarin G.K nga Prizreni, me të cilin u njoftua në internet një muaj më parë.

Marketing