Mbarë opinioni publik është tronditur në Francë, pasi një djalë 10-vjeçar u gjet i vdekur në një valixhe.
Sipas medieve franceze mësohet se trupi i fëmijës është gjetur i braktisur në një kosh plehrash, brenda një valixheje.
Marketing
Tronditës është fakti se e dyshuara kryesore për vrasjen e 10-vjeçarit është nëna e tij.
Denoncimin për zhdukjen e 10-vjeçarit dhe nënës së tij e ka bërë i ati, ku pas këtij denoncimi ka vijuar një operacion i gjerë i policisë dhe zjarrfikësve për gjetjen e të dyve, transmeton albora.ch.
Si rrjedhojë policia gjeti valixhen me fëmijën e vdekur, trupi i të cilit kishte pësuar plagë të shumta me thikë.
Megjithatë, po priten rezultatet e autopsisë, që të përcaktohet me saktësi shkaku i vdekjes së 10-vjeçarit./albora.ch/
Marketing