E ardhmja e punës është: fleksibiliteti. Edhe pse që prej pandemisë gjithnjë e më shumë kompani po kthehen në zyrë me kohë të plotë, punët në distancë dhe ato hibride vazhdojnë të jenë një zgjedhje popullore për njerëzit në mbarë botën.

Marketing

87% e punonjësve të ofruar një lloj pune në distancë e përqafojnë mundësinë dhe kalojnë mesatarisht 3 ditë në javë duke punuar nga shtëpia, zbuloi një studim i fundit i McKinsey me 25,000 amerikanë.

Prapëseprapë, është e vështirë të gjesh punë të tilla. FlexJobs zbuloi se rreth 95% e punëve në distancë kanë kërkesa gjeografike, pavarësisht nëse është një rajon,  shtet apo qytet specifik.

Për të ndihmuar punëkërkuesit të gjejnë punët më të mira në distancë që i lejojnë ata të punojnë nga kudo në botë, FlexJobs ka identifikuar kompanitë kryesore që punësojnë njerëz nga çdo lloj vendi i botës në vitin 2022, duke analizuar bazën e të dhënave të saj dhe duke parë se cilat kompani kishin vëllimin më të madh të postimeve të punës në distancë midis janarit dhe qershorit 2022.

Të gjitha kompanitë në listë ofrojnë punë me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme në distancë dhe nuk kanë asnjë kufizim vendndodhjeje apo kërkesa për kohë në zyrë.

Këto janë 10 kompanitë kryesore me volumin më të lartë të punëve në distancë:

  1. Protocol Labs
  2. Wikimedia Foundation
  3. StudySmarter
  4. Toptal
  5. Achieve Test Prep
  6. ModSquad
  7. Polygon Technology
  8. Superside
  9. ConsenSys
  10. Airbnb

“Para pandemisë, nomadët digjitalë shiheshin shpesh si një mënyrë pune e skajshme dhe të kufizuara kryesisht tek llojet e profesioneve të pavarura,” tha në një deklaratë Sara Sutton, themeluese dhe CEO në FlexJobs. “Por ndërsa kompanitë miratojnë marrëveshje më fleksibël, duke përfshirë pavarësinë e vendndodhjes dhe opsionet e punës në distancë, ne parashikojmë se njerëzit do të kenë më shumë mundësi se kurrë më parë për të punuar nga shtëpia – dhe nga kudo tjetër në botë.”

FlexJobs identifikoi gjithashtu industritë që punësojnë për më shumë punë nga kudo gjatë së njëjtës periudhë, një listë që përfshinte marketingun, menaxhimin e projekteve dhe shërbimin ndaj klientit.

Disa nga punët më të kërkuara në distancë përfshinin menaxherin e rrjeteve sociale, asistentin ekzekutiv dhe zhvilluesin e software-ve apo uebsiteve.

Nëse po shpresoni të gjeni një punë të tillë, Sutton thotë se nënvizimi i përvojës dhe ekspertizës së mëparshme në distancë me mjetet e njohura si Zoom, Slack, Trello dhe Google Suite në CV-në tuaj mund t’ju ndihmojë të dalloheni si aplikant.

Marketing