Dashuria duhet mbrojtur, duhet “ujitur” si një bimë që duhet të rritet dhe pasi të zhvillohet, duhet mbajtur e gjallë për të bërë të mundur që frutat të vazhdojnë prodhimin. Gjithmonë duhet mahnitje, dëfrim e të festoni edhe atë që nuk do të kishit festuar kurrë..

Marketing

Të mërzitur me lidhjen apo martesën tuaj? Mendoni se jeni mbërthyer në një rutinë, në një martesë të shurdhët? Nuk di çfarë të flasësh me partneren/in tënd? Asgjë nuk po funksionon si në fillim? Ndoshta ju jeni të vetëdijshëm për këtë, por shpresoni se mund të kalojë apo mendoni se jeni në fundin e një marrëdhënieje. Shkak për këtë janë një sërë arsyesh e problematikash në një raport. Monotonia lind nga shkëputja e lidhjeve të respektit dhe dashurisë midis dy individëve.

Disa arsye që çojnë marrëdhënien në monotoni:

1. Moskomunikimi me njëri-tjetrin

Mungesa e dialogut paraqet fazën më negative të një lidhjeje. Mos komunikimi çon në ankesa çiftin.

2. Mospërkushtimi i kohës

Puna deri orët e vona, përkujdesja e tepërt e fëmijëve, kalimi i kohës vetëm me shoqërinë rrezikon marrëdhënien me partnerin apo partneren duke e vënë durimin e tij/saj në provë.

3. Mungesa e vëmendjes

Një armik tjetër i madh është dhe mungesa e vëmendjes. Partneri apo partnerja ndihet i lënë mbas dore n.q.s ju nuk shikoni çdo gjë, nuk vëzhgoni ndryshimet, nuk kushtoni vëmendje rreth tij/saj.

4. Moskujdesi për veten

Fakti që keni shumë vite së bashku nuk do të thotë që të tregoni parregullsi në disa aspekte të mënyrës së jetesës që bëni. Pamja e jashtme është gjithmonë e rëndësishme.

5. Mungesa e jetës intime

Me kalimin e kohës fantazitë ngecin, marrëdhënia intime rrallohet. Raporti intim midis dy partnerëve është pak a shumë si uji për jetën, i domosdoshëm në raportin në çift.

6. Teprimi me xhelozinë

Kontrollet e tepërta, mos besimi në partnerin apo partneren tuaj çon në fund të një marrëdhënieje.

7. Mungesa e projekteve së bashku

Mungesa e planeve,qëllimeve së bashku, qoftë edhe planifikimi i pushimeve apo një darkë jashtë çon në mosfunksionim të raportit në çift.

8. Teprimi i raportit me familjarët reciprokë

Detyrimi i partnerit apo partneres pa dëshirë të vizitojë pafund prindërit reciprokë e çon në acarim çiftin. E njëjta gjë vlen edhe për shoqërinë apo kolegët tuaj të punës.

9. Heqja dorë e aktivitete së bashku

Fillimi i heqjes dorë nga shumica e argëtimeve së bashku, përfshirë dhe mbrëmjet jashtë, vajtja në kinema apo ambientet me muzikë. E dala rrallë çon në rrezik marrëdhënien tuaj.

10. Shikimi i tepërt i televizionit

Çiftet kalojnë shumë kohë para TV i cili është vrasësi kryesor i pasionit. Një darkë e ngrënë në shoqërinë e TV sigurisht nuk ndihmon në bashkimin tuaj./albora.ch/

Marketing