Disa gjëra në jetën tonë thjesht nuk kanë çmim dhe nuk mund të fitohen me para.

Në rreshtat e mëposhtëm janë 10 gjëra të tilla të paçmueshme.

Dashuri e vërtetë
Kur dikush nuk kultivon ndjenja për ju, me të gjitha paratë e botës, nuk do të arrini dot në zemrën e atij personi.

Miqësia e sinqertë
Nëse dikush është miku juaj vetëm sepse jeni i pasur, atëherë ai nuk është miku juaj i vërtetë.

Marketing

Paqja e mendjes
Nëse ndiheni të shqetësuar për diçka që keni bërë ose nuk keni bërë, sigurisht që nuk do të gjeni ngushëllim te paratë dhe gjithçka tjetër që ata mund të blejnë.

Lumturia familjare
Edhe pse paratë janë të rëndësishme për të krijuar një familje, për lumturinë e vërtetë do t’ju duhet të punoni edhe për gjëra të tjera.

Shëndeti
Ndonjëherë paratë mund t’ju ofrojnë trajtime ose operacione të shtrenjta, të cilat mund t’ju përmirësojnë shanset për shërim, por nuk ka para për t’ju shpëtuar nga sëmundjet e rënda për të cilat ende nuk ka shërim.

Sens humori
Nuk ka shkollë humori, nuk ka këshilltarë të shtrenjtë humori, që do të thotë se pasuria juaj nuk do t’ju ndihmojë shumë të bëheni më argëtues në shoqëri dhe të mësoni të bëni shaka.

Mençuria
Mençuria fitohet përmes përvojës dhe paratë nuk kanë asnjë rol për të luajtur.

Inteligjenca
Mendja kushtëzohet kryesisht nga gjenetika dhe ende nuk është shpikur një teknikë me të cilën ne mund të ndryshojmë gjenet tona në mënyrë që inteligjenca jonë të rritet.

Respekti
Njerëzit na respektojnë për atë që jemi dhe për gjërat që bëjmë, jo për paratë që zotërojmë.

Kreativiteti
Nuk ka asnjë dëshmi se rritja e krijimtarisë është e lidhur me rritjen e pasurisë./albora.ch/

Marketing